Vllaznia shkëlqen në Kampionatet Kombëtare të Mundjes – Kampione me U9 dhe nënkampione me U20!…

Shpërndaje

Ekipi i mundjes së Vllaznisë ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatet Kombëtare për grupmoshat U9, U12 dhe U20, të zhvilluara këtë fundjavë. Sportistët shkodranë treguan nivel të lartë përgatitjeje, disiplinë dhe shpirt gare, duke sjellë në shtëpi rezultate mbresëlënëse.

kategorinë U9 – Stil i Lirë, Vllaznia u shpall Kampione e Shqipërisë, ndërsa në U20 – Stil i Lirë siguroi vendin e dytë, duke u renditur nënkampione kombëtare.

🧒 Rezultatet sipas kategorive:

U9 – Stil i Lirë:
🥇 Emir Kaduku (38 kg)
🥇 Prisjam Demushi (42 kg)
🥇 Jusuf Hafizi (54 kg)
🥈 Veton Demushi (34 kg)
🥉 Jusuf Shahini (32 kg)
🥉 Jasir Hoti (24 kg)
🥉 Amir Puka (20 kg)
4️⃣ Ensar Xhabija (28 kg)

U9 – Stil Klasik:
🥇 Haris Suti (34 kg)
🥇 Eris Mhillaj (54 kg)
4️⃣ Emrah Plangaj (28 kg)
4️⃣ Emir Kazazi (32 kg)


U12 – Stil i Lirë:
🥇 Uedah Toro (30 kg)
🥉 Eriglen Dedaj (72 kg)
4️⃣ Fuhejt Faslija (33 kg)
4️⃣ Imran Bushati (37 kg)
4️⃣ Omer Puka (41 kg)
4️⃣ Muhamed Pizga (41 kg)
4️⃣ Yusuf Isçi (44 kg)
4️⃣ Ahmed Plangaj (61 kg)

U12 – Stil Klasik:
🥇 Jasin Cekaj (72 kg)


U20 – Stil i Lirë:
🥈 Eden Zhuri (57 kg)
🥈 Eglis Mhillaj (65 kg)
🥈 Jozef Blinishta (79 kg)
🥈 Elsamed Sykaj (125 kg)
🥉 Muhamed Toro (70 kg)
🥉 Enes Anza (74 kg)
🥉 Unejs Muça (92 kg)
4️⃣ Amar Brahimi (86 kg)

Ky rezultat është fryt i punës së trajnerit Altin Anza, i cili po e çon përpara me sukses traditën e lavdishme të mundjes shkodrane.
Vllaznia konfirmon edhe një herë dominimin në sportin shqiptar, me të ardhme të ndritur në gjeneratat e reja. 🔴🔵

Shpërndaje