Vllaznia rikthen në shtëpi një tjetër shkodran…Firmos Kalaja…

Ekipi i Vllaznisë ka rikthyer në skuadër futbollistin Arlind Kalaja. Lajmin e ka bërë të ditur në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook , vetë klubi i Vllaznisë.

“VLLAZNIA RIKTHEN EDHE ARLIND KALAJËN. KF Vllaznia rikthen në shtëpi një tjetër futbollist shkodran. Këtë herë është mesfushori- sulmues Arlind Kalaja ai që ka hedhur firmë në kontratë dhe është riveshur kuqeblu.

Pas këtij procesi, ai ka marrë menjëherë rrugën drejt Korçës sëbashku me drejtorin sportiv Matko Djarmati, për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje dhe për t’u vënë në dispozicion të stafit teknik.”- njofton klubi.