Vllaznia prezanton Djarmatin, Lici: Unë nuk do të jem kukull këtu

Matko Djarmati është drejtori i ri sportiv i Vllaznisë. Ditën e sotme ai është prezantuar krah Suad Licit dhe Alban Xhaferit. Ky i fundit, në rolin e sponsorit, ka folur i pari: “Kemi dëgjuar planin e Matkos dhe gjetëm akordin. Jam optimist dhe besoj e Vllaznia do ketë rezultate të reja dhe objektiv të ri, kupat e Europës. Uroj dhe shpresoj të jetë një fillim i mbarë”.

Më pas foli vetë drejtori Djarmati: “E di ku kam ardhur. Në tre ditë që jam në Shkodër më është rrotulluar jeta 360 gradë. E ndjej peshën e këtij klubi, por jam gati ta ndihmoj klubin sikur di unë. Kam ardhur këtu nga Rijeka dhe kemi një plan sportiv.

Bashkëpunimi me Rijekën nuk është finalizuar, pasi personi që është kontakti te Rijeka kishte një problem familjar. Shpresoj që bashkëpunimi të jetë i frytshëm dhe të dalim në Europë. Do provojmë të bëjmë një punë si duhet”.

“Licenca e drejtorit? Kam mbaruar UEFA Pro si trajner, që e mbulon edhe pozicionin e drejtorit sportiv. Gjithsesi mund ta bëj edhe kursin për drejtor sportiv, nëse do të jetë e domosdoshme. Nga informacionet e marra nuk nevojitet. Tani po jetoj në Shkodër”.

SUAD LICI – Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, mori fjalën në fund. “Së pari falënderoj Engin Firat, që erdhi në një moment të vështirë. Me punën e tij bëmë një hap për organizimin e sezonit të shkuar. Ecuria jonë ka qenë e mirë deri në tre fazat e para. Më pas ndodhi çfarë ndodhi, qëndruam tre muaj stërvitje.

Erdhi Dedja më pas dhe e falënderoj për punën e bërë. Kemi zgjedhur një projekt tjetër dhe i uroj suksese Markos. Kemi mundësinë ët bëjmë zgjedhje me cilësore, edhe me ndihmën e sponsorit. Mund të jemi edhe më korrektë, pasi më parë burokracitë.

“Analizë për sezonin e shkuar? Është hera e parë në vitet e fundit që kemi marrë 46 pikë. Në periudhën e pandemisë skuadrat e tjera u stërvitën, iku trajneri, lojtarët nuk u paguan për pesë muaj. Fondi nuk kalonte. Vllaznia ka prodhuar futboll dhe e kemi një bazë të ekipit. Patjetër do e analizojmë gjithçka. Jemi më në kohë se vitin e shkuar”.

“Jemi bashkëpunues, Vllaznia vjen e para. Nuk ka aspak xhelozi. Nuk qëndroj si kukull këtu. I kam dhënë provat që nuk jam vetëm për të dhënë pagat. Për kukull, le ta bëjë dikush tjetër këtë pozicion”, përfundoi Suad Lici deklaratën e tij. /abcnews.al