Vllaznia ngec edhe ndaj Egnatias, barazimi i katërt radhazi…

Sërish Vllaznia nuk ka mundur të marrë më shumë se 1 pikë, pasi këtë herë është ndalur nga Egnatia në një barazim 1-1.

Ilirid Ademi ndëshkoi shkodranët në fundin e pjesës së parë pas një kundërsulmi perfekt, ndërsa Vllaznia më pas tentoi të gjejë golin me të gjitha mënyrat.

Në minutën e 71 ishte Ardit Krymi ai që realizoi për Vllazninë duke barazuar shifrat, por vetëm kaq pasi goli i fitores nuk erdhi edhe pse rastet nuk munguan.

Pas këtij takimi, Vllaznia shkon në kuotën e 27 pikëve, në vendin e katërt në renditje, ndërsa Egnatia mban vendin e parafundit me 15 pikë.