Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, barazon me Bylisin në Shkodër…

Vllaznia dhe Bylisi janë ndalur në barazimin 1-1 në Shkodër, me Vllazninë që avancon më tej në Kupën e Shqipërisë

Ballshiotët provuan shumë dhe madje rihapën shanset e kualifikimit me anë të Kaçorrit në minutën e 74’, por vetëm 3 minuta më vonë ishte pikërisht sulmuesi i miqve që u ndëshkua me karton të kuq.

Këtu gjetën rastin shkodranët për të përfituar, që pas një aksioni model, Alivoda finalizoi siç duhet për të rivendosur baraspeshën në minutën e 84’.

Kështu Vllaznia shkon në çerekfinalen e Kupës së Republikës për ta mbrojtur për të tretin vit radhazi, ndërsa Bylisi duhet të fokusohet në kampionat, aty ku po lufton për mbijetesë.