
Vllaznia nuk arriti të marrë më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Vorës, në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në fund. Të dyja skuadrat krijuan raste të rrezikshme, por mungoi konkretizimi përpara portës.Ndeshja u shoqërua me rivalitet të lartë, ndërsa secila skuadër pa nga një gol të anuluar. Edhe në minutat e fundit nuk pati ndryshim rezultati, duke bërë që sfida të mbyllet 0-0 dhe gara për titull të mbetet e hapur.



