Vllaznia MMA dominon në Tiranë, 5 tituj kampionë nga 10 sportistë…

Shpërndaje

Ekipi Vllaznia MMA ka arritur një sukses të rëndësishëm në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë, duke u shpallur kampion në 5 kategori nga 10 sportistë pjesëmarrës. Ky rezultat konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes, disiplinës dhe punës së vazhdueshme që zhvillohet brenda ekipit.Në listën e kampionëve spikasin:
Fuhejd Faslija në kategorinë 37 kg për fëmijë, i cili siguroi 2 fitore të pastra; Xhoni Bzhetaj në peshën 40 kg; Rejsi Meaj në 61 kg për të rinj, me 2 fitore; Eldis Muhja në 63 kg për të rritur; si dhe Lindi Dervishi në kategorinë 84 kg për të rritur.Po ashtu, rezultate të mira arritën edhe sportistët që u renditën në vend të dytë: Elio Shabani në 70 kg për të rinj, Aron Donzha në 77 kg dhe Kevin Çuku në kategorinë +100 kg. Ndërkohë, Haris Murrçaku u rendit në vendin e tretë.Ky bilanc pozitiv është një tregues i qartë i përkushtimit dhe sakrificës së sportistëve, si dhe i një mentaliteti fitues që po konsolidohet dita-ditës në ekipin Vllaznia MMA.Ekipi ka shprehur falënderime të veçanta për presidentin Arjan Rizaj për mbështetjen dhe organizimin, ndërsa thekson se puna do të vijojë me të njëjtin ritëm për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.


Shpërndaje