Vllaznia mbyll kampionatin në krye, Flamurtari bie në Kategorinë e Parë…

Shpërndaje

Vllaznia e mbylli me fitore sezonin e rregullt të Superiores, teksa triumfoi 2-0 përballë Flamurtarit në javën e 36-të të kampionatit. Me këtë sukses, kuqeblutë siguruan kreun e renditjes, duke lënë pas Elbasanin me një pikë diferencë.

Shkodranët gjetën rrugën e rrjetës me Arën dhe Muratajn, të cilët vulosën trepikëshin për ekipin e drejtuar nga Edi Martini. Në anën tjetër, Flamurtari u shfaq pa reagim dhe e mbyll sezonin me rënien nga kategoria, pasi edicionin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.

Shpërndaje