
Vora dhe Vllaznia u ndanë pa gola në takimin e javës së 14-të të “Abissnet Superiore”.
Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” sipas marrëveshjes mes dy klubeve, solli ritëm dhe raste në të dyja portat, por pa arritur të zhbllokohej rezultati. Balaj për Vorën dhe Fazlagiç për Vllazninë patën shanset më të mira në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë vijoi me të njëjtin intensitet, por portierët u treguan vendimtarë.
Me këtë barazim, Vllaznia mbetet në vend të dytë me 25 pikë, një më pak se Elbasani, ndërsa Vora renditet e 7-ta me 16 pikë.




