Vllaznia fiton minimalisht në “Loro Boriçi” ndaj Skënderbeut…

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për Europë duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në “Loro Boriçi” ne javën e 31-të të “Abissnet Superiore”.

Pjesa e parë u dominua nga korçarët, të cilët krijuan disa raste, por u mungonte finalizimi. Në fundin e pjesës së parë gjithashtu pati një rast të dyshimtë për 11-metërsh për Vllazninë, por gjyqtari nuk e pa të tillë.

Pjesa e dytë nisi me një gol nga ana e shkodranëve, që rezultoi të ishte i vetmi deri në fund. Gjërat shkuan akoma dhe më keq për korçarët, të cilët ngelën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq nga Dumfur.

Elvis Plori kështu merr fitoren e parë në kampionat, duke shkuar 45 pikë, një më pak se Partizani i vendit të tretë, ndërsa Skënderbeu qëndron në Superiore vetëm nga matematika.