
Vllaznia vijon të shkruajë historinë në atletikën shqiptare, duke u shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për të 18-in vit radhazi. Ekipi shkodran ngriti gjithashtu trofeun e 30-të në historinë e klubit, në një traditë sportive që shtrihet prej 107 vitesh.
Atletët e Vllaznisë zhvilluan paraqitje shumë të mira në garat e pistës dhe disiplinat e kërcimeve, duke dominuar aktivitetin me rezultate të larta dhe duke konfirmuar edhe një herë nivelin e tyre në atletikën shqiptare.
Ky sukses konsiderohet një tjetër arritje e rëndësishme për klubin shkodran, që prej vitesh mbetet një nga ekipet më të suksesshme në vend në këtë sport.
Urime janë përcjellë për sportistët, trajnerët dhe stafin teknik, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre vazhdojnë të nderojnë emrin e Vllaznisë dhe të Shkodrës në arenën sportive shqiptare.










