Vllaznia e pandalshme edhe ndaj Vorës, fitorja e shtatë radhazi dhe kryeson e shkëputur…

Shpërndaje

Vllaznia vijon ecurinë perfekte, duke mposhtur edhe Vorën falë supergolit të Sherif Kallakut në pjesën e parë. Shkodranët dominuan takimin dhe konfirmuan superioritetin ndaj skuadrës debutuese të drejtuar nga Bellaj.

Ekipi i Martinit regjistron fitoren e gjashtë radhazi në kampionat dhe të shtatën në total, së bashku me Kupën, duke u ngjitur në kuotën e 45 pikëve dhe duke rritur presionin ndaj Egnatias dhe Elbasanit, që do të luajnë më vonë.

Nga ana tjetër, Vora mbetet në 25 pikë dhe situata në fund të tabelës bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, me Tiranën, Flamurtarin dhe Bylisin që afrohen gjithnjë e më shumë.

Shpërndaje