Vllaznia e mbyll fazen e parë me humbje, por kryeson tabelen…

Laçi ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro. Kurbinasve në fakt, iu desh të kishin shumë durim gjatë ndeshjes, pasi goli i vetëm i 90 minutave që vulosi rezultatin erdhi në minutën e 89 nga ana e Xhixhës.

Kurbinasit tashmë, ngjiten në renditje duke shkuar në kuotën e 11 pikëve, ndërsa janë në vendin e shtatë.

Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në vendin e parë me 19 pikë, tre pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Kukësi. Në ndeshjen e radhës, Laçi pret Bylisin, ndërsa shkodranët luajnë në transfertë ndaj Apolonisë.