Vllaznia – Dinamo, dalin formacionet zyrtare…

Vllaznia dhe Dinamo do përballen me njëra tjetrën në orën 19.45, në kuadër të kampionatit shqiptar. Si Brdaric, ashtu edhe Shkëmbi kanë vendosur për formacionet zyrtare.

Shkodranët vijnë në këtë takim pas barazimit pa gola ndaj Skënderbeut, ndërsa dinamovitët vijnë në këtë 90 minutësh pas barazimit 1-1 ndaj Partizanit në derbit.

Skuadra e Brdaric është e pesta me 6 pikë të grumbulluara. Ekipi i Shkëmbit u rikthye pas shumë vitesh në elitë dhe pas 4 ndeshjesh e sheh veten të pamposhtur dhe me 6 pikë në vendin e gjashtë. Sfida e sotme do të luhet në stadiumin Loro Boriçi.

Formacionet zyrtare:


Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Kruja, Gurishta, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Latifi, Djurdjevic, Aralica


Dinamo (4-3-1-2): Haziraj; Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Abazaj, Demiri, Samake; Mihana; Ibraimi, Chinedu