Vllaznia arrin fitore në transferë nga Bylis, vendos goli i Avdijaj…

Vllaznia arriti të triumfonte në transfertë ndaj Bylisit në sfidën e vlefshme për javën e 33-të. Tre pikë të rëndësishme për shkodranët e Brdariç, që iu falën golit të Albion Avdijajt, në një transfertë mjaft të vështirë si ajo e “Adush Muçës”.

Vllaznia në  pjesën e dytë  ka administruar më  mirë, u mbrojt me forca të shumta, e natyrisht pretendoi edhe për një  penallti, në  një  ndërhyrje të  Stojanoviç ndaj Avdiajt. Por, ndeshja përfundoi 0-1 në  favorin e shkodranëve që  nuk hapin rrugë dhe me këtë  3-pikësh janë në garë  për titullin.