Vllazni e pandalshme, Hoxhaj i jep fitoren në sekondat e fundit shtesë…

Fitore në limite e Vllaznisë. Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e 90+5 i dhuroi 3 pikë të çmuara skuadrës së Brdariç.

Kur u mendua se sfida do të përfundonte me rrjeta të paprekura, sulmuesi vlonjat i shtangu të gjithë duke goditur saktë me kokë në afërsi të vijës fatale, pas asistit të Adilit.

Një fitore tepër e rëndësishme kjo për skuadrën shkodrane që marshon kështu drejt titullit kampion.