Vllazni e frikshme, shkërmoq Skënderbeun në “Loro Borici”…

Vllaznia shkërmoqi Skënderbeun me rezultatin 5-1 në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Një fitore tepër e rëndësishme për shkodranët, të cilët vijojnë shkëputjen në kampionat.

Heroi i Vllaznisë në këtë sfidë ishte padyshim Ardit Hoxhaj, që realizoi poker golash.

Takimi u zhbllokoua në sekondën e 37-të nga Imeri, ndërkohë që golin e nderit për korçarët e realizoi Mensah.