Vijon masakra mjedisore në Shkodër/ Retë e tymit mbulojnë zonën, institucionet heshtin…

Këto pamje i përkasin paradites së sotme në fshatin Bërdicë. Pamjet nuk ka nevojë për asnjë lloj komenti por dëshmojnë qartësisht masakrën mjedisore që shkaktohet nga dora e njeriut.Re të mëdha tymi janë shkaktuar për rreth një orë nga djegia e gomave dhe pjesë të ndryshme automjetesh. Mbetjet në Shkodër digjen në mes të ditës në qiell të hapur.

Pavarësisht situatës asnjë institucion nuk merr masa për të ndaluar rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve. Ndonëse ishte njoftuar nga banorët shërbimi zjarrfikës, këto të fundit nuk mbërritën në vengjarje duke e lënë vatrën e zjarrit të shuhet vetë.Nga ana tjetër Inspektoriati i Mjedisit në disa raste ka kryer proçedurat për kundravajtje administrative ndaj bashkisë Shkodër ndërsa materialet i ka referuar edhe pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për zjarrëvënie të qëllimshme, por pavarësisht kësaj situata vijon të mbetet e njëjtë.