VIDEO/ Vrasje në Shkodër/ Vritet me breshëri kallashnikovi Bardhok Plani..

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi Bardhok Plani rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.