VIDEO/ Shkodra mbetet zonë e kuqe, policia shton kontrollet në akset rrugore

Patrullat e policisë kanë shtuar kontrollet në qarkun e Shkodrës.

Ata janë vendosur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, aty ku ndahet edhe territori i bashkisë së Shkodrës me atë të Malësisë së Madhe.

Të gjitha automjetet që kryejnë kalimin në këtë zonë, kalojnë në sitën e policisë, nëse janë të pajisur me autorizim.

Kjo për shkak se nga kjo e hënë e 11 majit, bashkia e Shkodrës ka mbetur e vetme në qarkun verior në hartën e kuqe, pasi Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka dhe Fushë Arrëzi kanë hyrë në zonat e gjelbërta.

E njëjta proçedurë kryhet edhe në kufirin që ndan Shkodrën me Vaun e Dejës.