VIDEO/ ‘Jemi të gjithë këtu’, presidenti ukrainas del në rrugët e Kievit, ja kush e rrethon…

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit pas raportimeve në mediat ruse ai ishte larguar nga kryeqyteti.

Në këtë video, Zelensky shihet i rrethuar nga këshilltarët e tij kryesorë dhe Kryeministri.

“Ne jemi të gjithë këtu, po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, thotë Presidenti i Ukrainës.

Luftimet për kontrollin e Kievit janë intensifikuar mes rusëve dhe ukrainasve, raporton CNN. Beteja kryesore po zhvillohet në qytetin Çernihiv, rreth 105 kilometra larg Kievit.