VIDEO/ Eni Imami: Vllaznia për titull. Ja ëndrra ime në sirtar…

Vllaznia mori një barazim 1-1 përballë Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”, por që kishte shijen e fitores.

I ftuar në emisionin “Sport Magazine” moderuar nga Drilon Xhepollari, në Ora News, mbrojtësi Eni Imami, zbuloi se për këtë paraqitje morën premio nga një tifoz ndërsa zbuloi ëndrrat që ka në sirtar.

Tani luhet me diferencën e pikëve dhe për fat të mirë jemi shkëputur disi. Kemi bërë një fazë të mirë. Për mendimin tim do të ishte mirë fitorja sot, pasi i kishim të gjithë mundësitë. Në Shkodër e duan shumë futbollin dhe me sa kuptova sot ishte një tifoz, që thjeshtë për lojën që kishim bërë na dha një premio. Presidenti e ka këto ditë, edhe ai nuk do të shpëtojë“, është shprehur Imami.

I pyetur për dëshirat e tij në këtë prag të vitit të ri, Imami ka thënë se “Çdo futbollist uron që të luajë jashtë dhe me kombëtaren shqiptare. Unë uroj që të jetë ky vit, pasi e di që deri tani kam bërë mirë. Uroj edhe titullin kampion. Këto janë tre dëshirat që kemi pasur gjithmonë që të vegjël.”