VIDEO/ Elvis Plori: Nuk duhet nënvlerësuar Tirana, s’ka kohë për gabime…

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Tiranës. Fitorja është detyrim për shkodranët, për të vazhduar luftën për Europë edhe nga kampionati.

Plori u shpreh se skuadra duhet të vlerësojë maksimalisht kundërshtarin, pasi nuk ka kohë për gabime dhe rikuperime.

Për ne është një sfidë me shumë interes, duke ditur edhe ngjeshjen e ekipit dhe objektivat. Nuk kemi arritur asgjë deri tani. Jemi baraz me Partizanin dhe tre pikë para Kukësit, ka edhe tre ndeshje. Duhet të jemi seriozë dhe të bëjmë në fushë më të mirën.

Tirana, është skuadër që nuk ka shkuar kot 20 pikë para. Ka element që bëjnë dallimin, duhet vlerësuar në maksimum. Nuk duhet të nënvlerësojmë. Nuk kemi kohë për gabime dhe rikuperime, janë tre ndeshje për të marrë maksimumin. Na duhen nëntë pikë për Europën.

Ne nuk duhet të merremi me Tiranën, të merremi me veten dhe të kemi angazhim në fushë si ndaj Kukësit. Duhet mos bëjmë një pjesë mirë dhe një keq, kemi bërë gabime. Të kemi mendjen te detyrat tona, jo çfarë bën Tirana. Të mendojmë për këtë duel, më pas për dy të tjerat.

Ne na duhen tre fitore që mos merremi me ekipet e tjera. Do flasim vetëm për Vllazninë.