VIDEO/ Deona Ulqinaku, maturantja ekselente nga Shkodra…

Kjo është Deona Ulqinaku, rikthimin këtë të enjte në ambientet e gjimnazit “28 Nëntori” e ka për të përshëndetur mësuesit. Deona mbaroi 3 vitet e gjimnazit me mesataren 10 absolute, ndërsa listoi 10 preferencat e saj për në universitet.

Deona nuk e priste, që të fitonte 10 degët e hedhura, ajo e quan emocion, dhe lehtësim për të zgjedhur degën e preferuar. Ish-maturantja nuk pati dilema në përzgjedhjen e degës, pasi për të Mjekësia ishte objektiv që në vitin e parë të gjimnazit.

Të ardhmen Deona e sheh jashtë vetëm për specializim, pasi si mjeke ajo dëshiron të japë kontribut në vendlindjen e saj, si një kirurge e suksesshme.

Deona është njëra nga maturantet ekselente e cila arriti objektivat e saj, e si ajo ka dhjetëra të tjerë në Shkodër, e cila synon që së shpejti të jetë kirurgia për të cilën do flitet shumë.