Vetëdigjet 78 vjeçarja në Shkodër, dyshohet se vuante nga depresioni…

Shpërndaje

Një 78 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur në oborrin e banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshimet janë se e moshuara vuante nga depresioni, nderkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në oborrin prapa banesës së saj, dyshohet se është vetëdjegur me lëndë djegëse një 78 vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërndaje