Vdes njeriu të cilit iu transplantua zemra e derrit…

Ka vdekur personi i parë në botë që iu transplantua zemra nga një derr i modifikuar gjenetikisht.

David Bennett, i cili vuante nga një sëmundje e pashërueshme e zemrës, mbijetoi vetëm për dy muaj pas operacionit në SHBA, raporton BBC.

Por gjendja e tij filloi të përkeqësohej disa ditë më parë, thanë mjekët e tij në Baltimore dhe 57-vjeçari vdiq më 8 mars.

Bennett i dinte rreziqet që lidhen me operacionin para procedurës që kryhej për herë të parë në botë, thanë mjekët.