Vau i Dejës/ Merr flakë bombula e gazit, dërgohet në spital në gjendje të rëndë 62 vjeçari…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme, ku një bombul gazi ka marr flakë dhe si pasojë i dëmtuar nga flakët e zjarrit ka mbetur kryefamiljari 62 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e traumes për mjekim të specializuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrê zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.