Universiteti i Shkodrës organizoi ceremoninë e diplomimit për vitin akademit 2020-2021…

Të pranishëm në takim ishte Rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.dr. Suzana Golemi, Zv/Rektorja prof.as.dr. Paulina Guli, dekanët e fakulteteve, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër znj.Brisela Kadija, Kryatari i Qarkut Shkodër Z. Hilmi Lakti, përfaqësues të Autoriteve Lokale studentët e diplomuar të të gjitha cikleve për vitin akademik 2020-2021.

Ceremonia u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Rektores së Universitetit prof.dr.Suzana Golemi, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se Universiteti ynë është trashëgimi dijeje dhe kulture. Sot diplomohen 1339 studentë në të gjitha ciklet e studmit dhe jam shumë e lumtur që ndaj sot me ju emocionet e një triumfi të shumë pritur prej vitesh me rradhë. Dua të veçoj 124 studëntë ekselentë të Universitetit të Shkodrës që i rrisin edhe më shumë vlerën e Universitetit tonë.

Universiteti i Shkodrës si një institucion i arsimit të lartë punon çdo ditë e më shumë në hapjen e programeve të reja për t´i përshtatur ato më tregun e punës në rritjen e botime shkencore, konferencave ndërkombëtare si dhe investimet në infrastrukturën laboratorike.

Gjithashtu Brisela Kadija, Kryetare e Këshillit Bashkiak në përshëndetjen e saj drejtuar studentëve të diplomuar theksoi se tashmë sapo ka filluar një kapitull i ri që na përballë me dije shkencore dhe aftësi profesionale, të gatshëm për t´u hedhur në tregun e punës në një potencial të pamatë.