Uljad Berdica, i riu shkodran që fitoi bursën e rrallë në Oxford…

Vetëm 0.7 përqind prej studentëve më inteligjentë arrijnë të përfitojnë bursën “Rhodes”, e cila akordohet që prej vitit 1902 për studime pasuniversitare në universitetin e Oxfordit.

E ndër këta gjini është fitues për vitin 2022 edhe shkodrani Uljad Berdica.

Djali fitues i olimpiadave të dikurshme të matematikës në Shqipëri, studenti i rezultateve të shkëlqyera në Universitetin në New York, USA, sot është doktorant në Oxford University dhe pritet të jetë shkencëtari i së nesërmes.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Uljadi ka treguar se tre vitet e para të jetës i ka kaluar në Shkodër, ndërsa më pas ka ardhur në Tiranë.

“Tre vitet e para të jetës i kam kaluar në Shkodër, më pas në Tiranë. Në fillim kur erdha, u mundova ta demaskoj dialektin. Kam bërë dy vitet e para të gjimnazit, më pas kam ik në Boston. Kam ik që 18 vjeç, tani jam 22”.

Më tej, ai ka rrëfyer se përveç studimeve të tij, pasioni më i madh është ‘stand up comedy’.

“Pasioni im përveç inxhinierisë është ‘stand up comedy’. I ndjek aq shumë sa vendosa edhe të bëjë edhe vetë”.