Ukraina ngre padi kundër Rusisë në Gjykatën e Hagës…

Ukraina ka paditur Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ukraina ka ngritur padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për abuzimin e termit gjenocid për të justifikuar agresionin”, shkroi presidenti ukrainas, Zelensky në Twitter.

Ai tha se “kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndalojë aktivitetin ushtarak tani”.

“Ne presim që gjyqi të fillojë javën e ardhshme”, shtoi Zelensky.