U kapën me armatim të rëndë në Tiranë, GJKKO pritet të jap masën e sigurisë për 9 të arrestuarit!

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën për caktimin e masës së sigurisë për 9 personat e arrestuar në lidhje me kapjen e armatimit të rëndë dhe municioneve pak ditë më parë dhe zbardhjen e 3 ngjarjeve të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019 në Tiranë. SPAK ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën për caktimin e masës së sigurisë për 9 personat e arrestuar në lidhje me kapjen e armatimit të rëndë dhe municioneve pak ditë më parë. GJKKO pritet të caktojë masën e sigurisë për të arrestuarit e operacioni “Kompleks” i finalizuar më 1 prill, ku në pranga Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi, Arben Sufa, Petrit Shera, Algert Hysa, Festim Mustafa, Arben Kulla. SPAK, e përfaqësuar nga prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Po të përfshirë në këtë grup kriminal, janë edhe dy të arrestuarit më herët Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku. Ata ranë në pranga në fund të muajit shkurt, të akuzuar për tentativën për vrasje me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz. Enver Jamaku ishte ai që ka zbërthyer grupin dhe zbulimin e 18 baza te armatimit, si dhe çoi në zbardhjen e 3 ngjarje të tjera kriminale të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019. Enver Jamaku pritet të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.