U gjòbit me 50 milionë lekë, Goxhaj bën gati provat për ndërkombëtarët: Kam një material me 140 fletë…

Avokati Altin Goxhaj është gjòbitur me 50 milionë lekë nga ana e Pòlicisë për shkak se ka organizuar tubim të palgjshëm në sheshin Skënderbej në datën 15 Maj, në një kohë kur vendi është ende në gjendje të jashtëzakonshme, si pasojë e pandemisë. Vetë Goxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se gjòba është e pavlefshme, dhe se ai do ta apelojë gjòbën.

” Në fakt materiali im me 140 fletë do tu çohet edhe ndërkombëtarëve për t’ju treguar se sa më vlen lëkura: 22 gjyqe dhe kallzime penale nga Soros dhe rekordmeni europian dhe kombëtar i gjòbës më të çmendur që mund të japë një vend në diktaturë: 100 vjet për ta paguar (kuptohet që gjòba do bjerë por kjo tregon se çfarë fshihej në të vërtetë pas PLANdemisë së Soros)”, shkruan mes të tjerave Goxhaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Goxhajt; Keq puna.. U shty për nesër Komisioni i Gjòbës 50 milionë lekë.. Më duket morën urdhër nga lart (rrezik direkt nga Kryeministria) për ta anulluar fare gjòbën se e kuptuan që unë s’isha PESHKU por PESHKATARI.  Siç ju kam premtuar prej fillimit të Majit kur filluam HAPJEN E SHQIPËRISË ME PROTESTA QYTETARE: 1 HAP PRAPA NE => 1 HAP PARA ATA, 1 HAP PARA NE => 1 HAP PRAPA ATA, Ne do t’i nxjerrim të gjitha masat kundër lirisë së protestës dhe kundër çdo lirie, krejtësisht të pavlefshme, nul dhe do detyrojmë shtetin të dëmshpërblejë qytetarët e ndëshkuar ndërsa autorët e Diktaturës para bankës së të akuzuarve duke u konfiskuar çdo pasuri.

1 Orë para se të shtyhej bëra këtë video me këtë tekst, GJO.BA 50 MILIONË PSE PROTESTOVA NË SHESHIN SKËNDERBEJ, PËR JURISTËT E KRISTALIT QË MBAN KAPTERR RAMIU NË KRYEMINISTRI: JA PSE ËSHTË E PAVLEFSHME.

Tani do paraqitem para Komisionit të Pòlicisë së Gjeneral Leshit për Gjòbën për protestën e 15 Majit në Sheshin Skënderbej e cila çitohet ti referohet pikës 2 të Nenit 3 të Aktit Normativ nr 3 dmth ekzaktësisht pa plus pa minus fiks 50 milionë lekë.

Në fakt kjo është gjòbë e pavlefshme dhe sot jam pikërisht këtu për të dhj.. gjithë PLANdeminë e Covid19(84) të EDvErit duke sjellë një dosje me 140 fletë me fakte dhe prova dhe referenca se si pika 2 e nenit 3 të Aktit Normativ nr 3 është e pavlefshme dhe asnjë pòlici dhe asnjë shqiptar nuk mund ti referohet kësaj pike. Kam 2 javë që ju them kam dal për peshk dhe kjo është balena që ju kam thënë 

Për ta bërë më të qartë për ju po ju them se kjo gjòbë prej 50 milionë lekësh është gjòba më e madhe në 30 vjet (siç e shihni gjòba më e madhe ndaj importit të mishit të skaduar që konsumohet nga mijëra konsumatorë është nga 10 deri në 20 milionë lekë të vjetra ndërsa ajo e protestës fiks 50 milionë.

Ju kujtoj edhe se kjo gjòbë përllogaritet 100 vjet për tu paguar ns ke një rrogë minimale dhe për pavlefshmërinë e saj juridike dhe faktike këtë është shprehur qartë jo vetëm legjislacioni shqiptar (Kodi i Proçedurave Administrative në Nenin 12 për Proporcionalitetin) por edhe Gjykata e Strasburgut duke rrëzuar një gjòbë prej 5300 eurosh në Serbi që i ishte vënë një pensioniste që paguhej sa një rrogë mesatare në Shqipëri. Ndërsa te ne EDvEri i Soros me firmën miratuese të Mic Sokolit të Kushtetutës dhe heshtjen epike të Lylit të Soros, e ka vënë mbi 40 mijë euro.

Besoj e kuptoni këtë punën time të peshkatarit. Këta idiotët e Soros pasi më bënë rekordmen europian me 22 gjyqe dhe kallzime penale që kur fillova luftën me Soros, sot vendosën rekordin e ri kombëtar duke më vënë gjòbën më të lartë në Historinë e Shqipërisë prej 50 milionësh se pse dola në Sheshin Skënderbej bashkë me 40 trima në 15 Maj kundër Diktaturës veç 200 metra larg tubimit të Veliaj në 1 Qershor në inagurimoren e Parkut Rinia me mijëra socialistë apo për 5 Maj që mbushën Shqipërinë për Qemal Stafën.

Sot kam seancën e parë në Rajonin Nr 1 me Komisionin e paligjshëm të Pòlicisë dhe nëse këta nuk e kuptojnë që unë jam peshkatari që kam hedh rrjetat dhe grepat për SaTrapin e Surrelit, Gjeneral Leshin dhe Ardi Veliun e kontekstit, dhe e vazhdojnë budallikun e Rilindjes, ditë më pas do paraqitem në Drejtorinë e Pòlicisë ku kam përgatitur një spektakët të paparë me kolonën sonore “EDI NA ÇAU NA ÇAU…”

P.S. Në fakt materiali im me 140 fletë do tu çohet edhe ndërkombëtarëve për t’ju treguar se sa më vlen lëkura: 22 gjyqe dhe kallzime penale nga Soros dhe rekordmeni europian dhe kombëtar i gjòbës më të çmendur që mund të japë një vend në diktaturë: 100 vjet për ta paguar  (kuptohet që gjòba do bjerë por kjo tregon se çfarë fshihej në të vërtetë pas PLANdemisë së Soros)