Turqia e sotme nuk është një “Iran i ri”, por më tepër një reflektim i osmanëve të vjetër…

Shpërndaje

Nga Marlind Laçi

Në një artikull të botuar në The Jerusalem Post me titullin intrigues “Turqia është Irani i ri”, Ben Menachem argumenton, ndër të tjera, se pas deklaratave të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan qëndron një plan i strukturuar për ndërtimin e një boshti të ri sunit, i cili mund të zëvendësojë rolin rajonal të Iran.

Në këtë kontekst, faktori turk synon të krijojë një aleancë me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Pakistan kjo e fundit si e vetmja fuqi bërthamore në botën islame. Zhvillimet e fundit në Siri , përfshirë veprimet e Hayat Tahrir al-Sham kundër regjimit të Bashar al-Assad, sugjerojnë se Siria po rrëshqet drejt një zone ndikimi turk një tezë që e kam theksuar edhe në analiza të mëparshme.

Por a mund të konsiderohet Turqia një “Iran i ri”? Përgjigjja është jo. Turqia nuk është një aktor i ri apo i huaj në rajon. Përkundrazi, shumica e shteteve të Lindjes së Mesme janë formuar si pasojë e shpërbërjes së Perandoria Osmane. Për këtë arsye, Turqia e sotme i ngjan gjithnjë e më shumë një vazhdimësie të shtetit osman sesa një modeli të ri të ngjashëm me Iranin.

Shpërndaje