
Rreth orës 05:00 të mëngjesit, pas rifillimit të kërkimeve nga polumbarët, është gjetur trupi i pajetë i Arben Anamalit, i cili humbi jetën duke u përpjekur të shpëtonte dy turistë në rrezik mbytjeje në liqenin e Shkodrës.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa Anamali është vlerësuar si një hero për guximin dhe vetësakrificën e tij. Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.



