Tragjedi në rrugën Sarandë–Delvinë: Humbin jetën dy vajza, një i plagosur rëndë…

Shpërndaje

Aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në zonën e njohur si “Pularia”. Nga përplasja kanë humbur jetën dy vajza nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Në vendngjarje ndodhen forca policore, ambulanca dhe zjarrfikës, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shpërndaje