Tjetër tronditje në Theth, pas fadromave lokali përfshihet nga flakët…

Shpërndaje

Një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur Thethin, ku në orët e para të mëngjesit një restorant në qendër të zonës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate, duke alarmuar banorët dhe turistët që ndodheshin aty pranë.

Flakët janë vënë re fillimisht nga të afërm dhe fqinj, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë përhapjen e zjarrit drejt bujtinës ngjitur. Për fat, ndërhyrja e tyre ka shmangur një tragjedi më të madhe, megjithëse zjarri ka shkatërruar plotësisht ambientin e restorantit. Pronarët kanë ngritur shqetësimin për vonesën e zjarrfikëses, çka e ka bërë më të vështirë menaxhimin e situatës.

Për shkak të rrezikut, është bërë evakuimi i dhjetëra pushuesve të akomoduar në strukturën ngjitur. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa mbetet për t’u zbuluar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo një zjarrvënie të qëllimshme.

Shpërndaje