Tirana s’ka rivalë, mposhtin edhe Vllazninë në Klasike…

Tirana ka fituar 3-1 me Vllazninë për javën e 34 në Superligë. Sfida e “Selman Stërmasi” ka parë bardheblutë të uritur, paçka se e kanë siguruar titullin kampion në Superligë.

Ndeshja është zhbllokuar pas tetë minutash nga Seferi, teksa Zhivanaj me autogol do vendoste ekuilibrat në fushë. Fundi i pjesës së parë solli golin e Totre, me bardheblutë që u rikthyen në epërsi.

Edhe pjesa e dytë ka folur për vendasit, që kanë shënuar të tretin me Xhixhën në të 49 minutë për të vulosur tri pikët. Kartona të kuq për Zhivanaj dhe Gurishtën në këtë duel.

Tanimë Vllaznia do duhet të provojë në dy javët e mbetura për objektivin Europë, me bardheblutë që duket se nuk kanë kundërshtarë as në fazën finale të sezonit.