Tirana fiton klasiken me Vllazninë…

Tirana ia ka dalë të fitojë me përmbysje klasiken e futbollit shqiptar, teksa mposhti me përmbysje Vllazninë në transfertë. Ndeshje nisi me shumë vrull dhe ishin shkodranët ata që gjetën golin në minutën e dytë me anë të Dilaver që me anë të një penalltie mposhti portierin Bekaj.

Por, bardheblutë ditën të reagonin dhe dy minuta më pas barazuan me anë të Bathës. Mesfushori, realizoi drejtpërdrejt nga një goditje dënimi e Bathës që surprizoi portierin Zogoviç. Ndërkaq, në pjesën e parë, Tirana pati edhe një shans të artë me anë të Seferit, por sulmuesi gaboi i vetëm përballë gardianit kundërshtar. Gjithsesi, goli i dytë erdhi në në minutën e 51, me Kalenë që nuk mund të gabonte nga fare pranë portës pas asistit të Seferit.

Në vazhdim, sërish braziliani dhe sulmuesi i kombëtares kishin mundësinë të realizonin te tretin, por u treguan të pasaktë. Sakaq, Vllaznia provoi barazimin, por nuk ia doli duke lënë kështu pikë të rëndësishme në garën për titull teksa Partizani apo Laçi kanë mundësinë të afrohen më shumë. Ndërkohë, Tirana mbetet në vendin e gjashtë me 29 pikë.