Thirrje për Kujdes: Rritet Rreziku i Zjarreve në Qarkun Shkodër…

Shpërndaje

Të nderuar qytetarë të Qarkut Shkodër!!

Me afrimin e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave, rreziku për shfaqjen e zjarreve në pyje, kullota dhe ambiente të hapura shtohet ndjeshëm.
Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të plotë të masave parandaluese në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër;

📍NË VEMENDJE:

Ndalohet rreptësisht:

🔵Djegia e mbetjeve bujqësore ose barërave në fushë pranë zonave të pyllëzuara.
🟣Hedhja e cigareve apo objekteve të tjera të ndezura në tokë.
🔴Kryerja e aktiviteteve që mund të gjenerojnë flakë ose shkëndija, pa lejen përkatëse.
🟡🚒 Strukturat tona të emergjencave civile janë në gatishmëri të lartë, por parandalimi fillon nga secili prej nesh.

📞 Në rast zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet përkatëse në numrat emergjentë:

🔺112 Policia/Sherbimi Zjarrfikës
🔻129 Policia e Shtetit

Le të mbrojmë mjedisin, pyjet dhe jetën tonë!

Prefekti i Qarkut Shkodër

Shpërndaje