Të shtëna me armë në drejtim të një lokali në Shkodër…

Mbrëmjen së sotme, një person ka hapur zjarr ndaj lokalit të shtetasit Nikoll Dushaj në Shkodër. Policia ka identifikuar shtetasin Kristian Kroni dhe e ka shpallur në kërkim. Nga ngjarja e ndodhur nuk ka të lënduar ndërsa bëhet me dije se shkak janë bërë motive të dobëta mes dy shtetasve.

Shkodër

Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.