Të pabindurit e karantinimit, policia këshillon 200 persona të qendrojnë në shtëpi

200 qytetarë të cilët ditët e fundit kanë ardhur në Shqipëri nga Italia nuk i janë bindur urdhrave të qeverisë për vetë-karantinimin, për të shmangur kështu përhapjen e koronavirusit.

100 prej tyre janë evidentuar nga kontrollet e të mërkurës, ndërsa pjesa tjetër të enjten, të cilët nuk kanë rezultuar përsëritës. Këta persona janë këshilluar nga policia dhe ushtria për të qëndruar në shtëpi në të kundër ata do gjobiten në vlerën 5 mijë euro.

“Dje u tha nga drejtori i sigurisë publike në emisionet televizive që numri ka qenë 100 ndërsa sot ëhstë diku te 100 vetë të tjera të konstatuar. Por nuk kemi raste të përsëritura.”

Në gjithë vendin janë ngritur 66 pika kontrolli kryesisht në Tiranë, Durrës, Lezhë,fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. Efektivëve të policisë iu janë shpërndarë 100 tableta për të kontrolluar gjeneralitetet e qytetarëve online me anë të një sistemi , por dhe për të shkëmbyer të dhënat.

“Në pikat e kontrollit përmes sistemit TIMS vetëm me radion për disa orësh kemi implemetuar edhe tabletat që që kontrollojnë shtetasit që këto 15 ditë janë futur në vend, dhe bëhet jo vetëm kontrolli ehde regjistrimi ii numrave të telefonave dhe këshillimi i tyre.”  

Në sitën e policisë dhe ushtrisë të parat automjete që kalojnë janë makinat me targa të huaja, të cilët duhet të tregojnë destinacionin, por dhe automjetet që transportojnë pasagjerë.