Takim në fshatin Shelqet, Zef Hila: Partia Demokratike ka programin më të plotë, e më të besueshëm për t’u realizuar…

I emocionuar nga takimi në fshatin Shelqet, Bashkia Vau Dejës.

Prania e shumë grave, burrave, vajzave dhe djemve të këtij komuniteti, në sytë e të cilëve shihet qartë entuziazmi për ndryshim, është garancia e fitores së madhe!

Diskutuam afër problemet që i shqetësojnë banorët duke filluar nga papunësia, shëndetësia, emigrimi, taksat e larta për biznesin, problemet e regjistrimit të pronave, mbështetje për shtresat në nevojë, ndërtimin e një tregu me standarte, subvencionet për fermerët.

https://youtu.be/bDEscxiZ6Dc

🤝I sigurova banorët që me Partinë Demokratike në pushtet, të gjitha problemet e shprehura, do të jenë në qendër të vëmendjes për t’u zgjidhur!
Partia Demokratike ka programin më të plotë, e më të besueshëm për t’u realizuar, për ndryshimin e shumëpritur duke:

➡️mbështetur biznesin;
➡️ulur çmimin e energjisë elektrike;
➡️zgjidhjen e problemeve të regjistrimit të pronave;
➡️ndërtimin e një tregu bashkëkohor për gjithë fermerët dhe blegtorët;
➡️subvencionim për çdo fermer e blegtor;
➡️dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe mbështetje të veçantë për personat me aftësi ndryshe;