Takim me pensionistë, Helidon Bushati: “Shëndetësia falas fasadë, gjysma e pensionit ik në ilaçe”…

“Shëndetësia falas fasadë, gjysma e pensionit ik në ilaçe”. Pensionistët: “ Rama ka çuar vendin në një varfëri të jashtëzakonshme”. Bushati: “ Pensionet do të rriten të paktën 5%, në vit”

Pensionistet janë lënë në harresë, nuk ka asnjë poitikë mbështetese ndërsa marrja e shërbimeve shëndetësore është sfidë për ta. Gjatë një takimi të zhvilluar me drejtuesin politik të partisë demokrstike në qarkun Shkodër Helidon Bushati, pensionistët ngritën disa probleme kryesor si largimin e fëmijëve në emigracion, pamundësinë për një jetese normale si dhe pensionet e ulta. Një pesionistët i tha Bushatit se pensioni i tij nuk i del as për të paguar faturën e energjisë elektrike pa përmendur këtu ushqimet apo faturën e ilaçeve që e ka të detyrueshme çdo muaj.

Bushati i njohu ata me programin e partisë demokratike ku i inkurajoi të bëjnë durim deri në 25 Prill, pasi edhe pensionistët do t’i bashkohen ndryshimi, duke garantuar se nuk do të ketë rritje më të vogël të pensioneve se 5% ne vit. Pensionistët shprehën besimin se Lulzim Basha si kryeministër do të mbajë premtimet dhe do ta ndryshojë për mirë jetën e tyre.