Sulmohet eskorta, vritet ambasadori italian në…

Ambasadori italian në Kongo ka ndërruar jetë pas një sulmi të kryer ndaj eskortës me të cilën ai po udhëtonte.

Mediat e huaja raportojnë se ai ishte pjesë e eskortës së Kombeve të Bashkuara ku grupe të armatosura kanë kryer një sulm duke vrarë disa prej personave që gjendeshin në të.

Mes të vrarëve është pikërisht edhe ambasadori italian si edhe atasheu ushtarak i Italisë.

Një grup i armatosur tentoi të marrë peng stafin e Kombeve të Bashkuara duke shkaktuar një përplasje të armatosur, e cila përfundoi me disa viktima, përfshi edhe ambasadorin italian.

Lajmin e hidhur e dha vetë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Italiane.

Luca Attanasio