SPAK “hedh dritë” mbi atentatin ndaj vëllezërve Bami: Si vepruan Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi për kryerjen e vrasjeve…

Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për 14 pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa ka arritur të hedhë dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale, mes tyre edhe një tentativë për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.

Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani): I hetuar me masën e sigurisë “Arrest në burg”. Akuzohet për:

Emiljano Shullazi: I hetuar me masën “Arrest në burg” dhe i akuzuar për:

Naim Stafuka: I hetuar me masën “Arrest në burg”, i akuzuar për:

Blerim Abazi (alias Blerim Gashi): I hetuar me masën “Arrest në burg”, i akuzuar për:

Sipas SPAK, të pandehurit Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, dhe Blerim Abazi nga janari deri në korrik 2020, si dhe Naim Stafuka gjatë gushtit 2020, kanë bashkëpunuar në sigurimin e mjeteve për të kryer vrasjet e Durim dhe Valter Bamit. Hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e tyre kriminal, të zhvilluar në kuadër të një grupi të strukturuar.

Sakaq, dosja është dorëzuar pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila do të vendosë për datën e nisjes së gjyqit.

Shpërndaje