Sot OFL i sekuestroi pasurinë në Shkodër, reagon nga përtej kufirit Doçaj: Nuk e njoh Hajrin dhe as nuk e di ku i bie Shijaku…

Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Ardian Doçaj, të cilit sot, në ditën e dytë në terren, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një sërë pasurish, thotë se ndodhet jashtë Shqipërie, dhe me të lexuar emrin e tij në media, është nisur drejt atdheut.

TIRANE- Në një reagim ekskluziv për gazetarin Olsian Laskaj gjatë emisionit Repolitix, Ardian Doçaj, të cilit sot, në ditën e dytë në terren, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një sërë pasurish, thotë se ndodhet jashtë Shqipërie, dhe me të lexuar emrin e tij në media, është nisur drejt atdheut. Në një komunikim telefonik me redaksinë e Report Tv, Doçaj thotë se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale, e konkretisht as me pengmarrjen e vrasjen e Jan Prengës, për të cilën sipas gazetarit Elton Qyno dyshohet si bashkëpunëtor, dhe nuk e di për çfarë arsyesh i janë sekuestruar pasuritë.

Ardian Doçaj thotë se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar asnjëherë personat e arrestuar për Jan Prengën të marrë peng më 17 janar 2020 dhe që dyshohet se është vrarë në kompleksin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit nga Shijaku, ky i fundit i shpallur në kërkim. Operacioni Forca e Ligjit ndërhyri sot në një aksion në Shkodër në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK, ku sekuestroi disa pasuri, banesa, vila e automjete në pronësi të personave që dyshohet të kenë lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.