Sot mbaroni punë dhe blerje deri në ora 13.00. Më pas kyçur nga ushtria dhe policia deri të hënën ora 05.00. Kush kundërshton, arrestohet!

Sot hyn në fuqi urdhëri kryeministror për njerëzit për këtë fundjavë. Lejohet të dalin deri në ora 13.00. Më pas mbylluni në shtëpi, kush del gjobitet ose në rast kundërshtimi arrestohet si “tradhtar” i kombit dhe qytetarëve sepse përhap koronavirus!

Deri të hënën në ora 5 të mëngjezit asnjë lëvizje, asnje hapje dere. Mbylluni dhe zbatoni urdhërin e qeverisë!

Koronavirusi është te dera, thotë kryeministri. Mbylleni dyert! Mos dilni!

Ushtria dhe policia pas orës 13.00 do jenë zotër të rrugëve, rrugicave dhe koridorëve të pallatëve apo rrugicave nëpër fshatra.