“Qëndronin në radhë të uritur”/ Gazetari publikon foton rrëneqethëse, realiteti që përcjell

Gazetari Taulant Kopliku, me rastin e ditës Botërore të Refugjatëve, ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një foto të janarit 2017 të bërë në brendësi të një ish-fabrike në Beograd.

Gazetari thekson se personat në foto janë refugjatet siriane dhe afgane te uritur te cilet bejne radhe perpara nje kamioni me ushqime, ndërsa natën flinin në kapanonet e kesaj fabrike, ndërkohë që temperaturat shënon -12 gradë.

Gjithashtu ai thekson se kjo foto tregon racizmin me të cilin trajtohen refugjatët, sidomos nga Hungaria.

“20 Qershor, dita boterore e refugjateve!

Kjo eshte nje foto e janarit 2017 ne brendesi te nje ish-fabrike ne Beograd. Jane refugjatet siriane dhe afgane te uritur te cilet bejne radhe perpara nje kamioni me ushqime.

Ne ditet e qendrimit tim atje, temperatura naten binte ne -12 grade. Ata flinin ne kapanonet e kesaj fabrike dhe me fatlumet kishin arritur te siguronin batanije nga shoqatat humanitare.

Pasi benin nje check disa ditor ne Beograd, grupet e refugjateve niseshin drejt Subotices, qytetit ne kufi me Hungarine. Atje do tu duhej te perballeshin, krahas te ftohtit dhe urise edhe me policine dhe grupet e vullnetareve hungareze te cilet ushtronin terror te vazhdueshem ndaj ketyre fatkeqeve.

Hungaria e kryeministrit Orban, eshte padyshim shteti me qasjen me raciste ne BE. Dhuna ndaj emigranteve vazhdon te jete e njejte ne kete shtet edhe pas verejtjeve dhe notave te protestes nga shoqatat e te drejtave te njeriut. Prej 4 vitesh ne te gjithe vijen kufitare te Hungarise me Serbine, eshte ngritur nje gardh me rrjete teli i cili patrullohet ne te gjithe gjatesine e tij nga forca te shumta te policise hungareze.”-shkruan Taulant Kopliku.

Fotografia e Taulant Kopliku