Skandali me rrogat/ Prokuroria sekuestron serverat e tre institucioneve…

Pas publikimit të databazës me pagesat e qindra mijëra qytetarëve, Prokuroria ka sekuestruar serverin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nga ku dyshohet se kanë dalë këto të dhëna.

Nën sekuestro, mësohet se janë vënë edhe serverat e Drejtorisë së Tatimeve, si dhe të Institutit të Sigurimeve.

Ekspertët e IT shprehen se me publikimin e këtyre të dhënave ka rënë siguria kombëtare, pasi miliona euro investime për mbrojtjen e këtyre të dhënave kanë dështuar.