Skandal/ Aksioni ndaj “lojrave të fatit”, policia i sekuestroi klientëve celularët

Aksioni i Policisë së Shtetit kundër lojërave të fatit dhe llotove sportive i zhvilluar në tetë qarqe të vendit, dhe që solli numër rekord ndalimesh dhe sekuestrimesh, nuk ka kursyer edhe individët e thjeshtë.

Në qytetin e Shkodrës, raportohet se një numri të konsiderueshëm personash, gjatë aksionit në fjalë, nëpër lokale, u janë marrë dhe sekuestruar aparatet celulare pa patur asnjë lidhje me biznesin e paligjshëm në fjalë, madje pa qenë fare lojtarë të lojërave të fatit.

Kthimi i aparateve celularë mund të bëhet vetëm me urdhër dhe vendim të prokurorisë, e megjithatë edhe kanë kaluar gati 48 orë nga aksioni në fjalë, askush nuk jep përgjigje për këta persona “të pafat” që ishin në vendin dhe në vendin e gabuar, jo për faj të tyre./RealitetiPost/